Shefi deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kanë filluar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Në sektorin e enegjisë ka kërkesë për formimin e komisionit do të hetonte procedurat deri te rritja e çmimit dhe krizën energjetike. Në këtë periudhë e kanë rritur nevojë për rritjen e çmimit. VV çuditërisht refuzoi formimin e këtij komisioni. Ky komision u tentua të bllokohet. Ne kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve dhe komisioni do të formohet”, tha ai.