Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka konfirmuar se janë dakorduar me shumicën parlamentare për themelimin e dy komisioneve hetuese parlamentare, raporton Ekonomia Online
Ai ka thënë se me këtë dakordim, Kuvendit po i i rikthehet normaliteti dhe se e përkrahin edhe idenë e partisë në pushtet për formimin e dy komisioneve.
“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam që drejta e opozitës është e pakontestueshme. Në këtë rast kërkesa për formimin e komisionit hetimor parlamentar do të realizohet dhe siç kam deklaruar, jam i hapur që të përkrahim edhe propozimin nga radhët e pushtetit. Ka një pajtim që do të formohet dy komisione dhe Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Sjellja e papërgjegjshme po shpresoj që ka marr fund dhe Kuvendi duhet të hyj në punën e vetë normale dhe të kryej funksionet kushtetuese”.
“Kryesinë hetimor të kërkuar me 40 nënshkrime do të kryesohet nga Driton Selmanaj”.