Gashi: Komuna e Junikut do ta ketë mbështetjen e MKRS-së në ndërtimin e Qendrës së Rinisë dhe të Kulturës

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 16:54 | Nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi priti sot në takim kryetarin e komunës së Junikut, Agron Kuqin, me të cilin biseduan për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, të cilat mund të realizohen nga ana e MKRS-së në komunën e Junikut.

Theks i veçantë ju kushtua e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të kësaj komune, e veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së rinisë në këtë komunë.

Ministri Gashi , u zotua se do ta mbështes financiarisht më vlerë prej 150 mijë euro komunën e Junikut në ndërtimin e Qendrës Kulturore dhe Rinore në këtë komunë, e cila do shërbej për nxitjen e të rinjve të kësaj komune në aktivitete të shumta. Gjithashtu MKRS do të mbetet e përkushtuar që të ndaj fonde edhe për restaurimin e disa prej kullave dhe mullinjve të këtij qytetit me qëllim të nxitjes së turizmit kulturor në këtë komunë.

Ndërkaq kryetari i Junikut e falënderoi ministrin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj komune duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me institucionet qendrore me qëllim të mbështetjes së rinisë, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të pasur që ka komuna e Juniku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme