Gashi: Kurti i ka harruar djemtë që u vranë në demonstratën e thirrur nga Vetëvendosje

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Ilir Gashi i PDK-së, thotë se Albin Kurti ka harruar dy djemtë që u vranë në demonstratën e thirrur nga Vetëvendosje.

Gashi thotë se Kurti në takim me shefin e UNMIK-ut nuk e ka përmendur Mon Balajn dhe Arben Xheladinin.

Statusi i plotë:

ALBIN KURTI E HARRON MON BALAJN DHE ARBEN XHELADININ

Prej vitit 2007 dhe deri në vitin 2020, Albin Kurti, e ka fajësuar UNMIK-un për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

Por, në vitin 2021 Albin Kurti i paska harruar këta dy djem që u vranë në demonstratën e thirrur nga Vetëvendosje kundër pakos së Ahtisarit që Kosovën e projektonte shtet.

Në njoftimin zyrtar që gjendet në faqen e kryeministrit, askund nuk i kërkohet llogari këtij misioni për vrasjen e dy djemve të ri. Takimi me shefin e UNMIK-ut paska qenë miqësor për Albin Kurtin i cili paska harruar t’ia kujtojë Monin dhe Arbenin.

Sa e sa njeriu ka pësuar duke shkuar në demonstratat e tij që ai sot të vijë në pushtet dhe fatkeqësisht t’i harrojë të gjithë ata djem dhe ato vajza që sakrifikuan.

Të ngjashme