Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kurti i ka vendosur 6 kushte për Asociacioni ndërsa Gjykata Kushtetuese i ka vendosur 22 pika.
“Po thuani se i keni 6 kushte, Gjykata i ka vendosur 22. Ti je i obliguar që në bazë të rezolutës me ardhë dhe me raportua në Kuvend pas çdo udhëtimi. I ke 22 pika që i ka vendosur Gjykata”, tha ai.
Kurti duke iu përgjigjur deputetit Gashi tha se 6 kushtet e vendosur nga Qeveria Kurti janë kushte politike.
“Sa i përket 22 pikave tregojnë se ish-kryetari i juaj dhe ish-kryetari i nderit i ka shkelur ato. Këto 6 kushte që i vendosa unë janë kushte politike. Vetëm pas njohjes reciproke mund të formohet Asociacioni dhe pas shthurjes së strukturave ilegale në veri. Ju me tregoni mua si deputet a ka ndonjë nga 6 kushtet që duhet të largohet”, tha Kurti.