Avokati Tomë Gashi ka folur lidhur me letrën me të cilën Kryeministri Albin Kurti tha se Presidenti Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke bërë marrëveshje të fshehtë me NATO-n.
Gashi u shpreh se me këtë dokument, Kryeministri Kurti nuk po e kërkon shkarkimin e Presidentit Thaçi, por ka bërë një iniciativë, çështje të cilën e kanë në duar deputetët e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Ai nuk e kërkon shkarkimin e Presidentit Thaçi por këtë e lë në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
”Sa i përket reagimit të Kadri Veselit mendoj që askush që flet dhe mendon shqip nuk është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reagimi i Ramush Haradinajt, ai dëshiron që t’ja vëjë meritat e tij për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, e cila nuk e ka ende emërtimin e tillë”.
”Nuk besoj që një njeri normal mund të jetë kundër KFOR-it apo SHBA-ve. Qëllimi i kësaj letre është që kjo letër e prillit 2013 konsiderohet si marrëveshje e fshehtë për shumë arsye”.
”Deri tani Kryeministër nuk kam qenë, por nëse Kryeministri nuk i gjen arkivat e tij dhe kjo marrëveshje mungon, kjo letër e ish-kryeministrit Hashim Thaçi nuk ka tjetër ndryshe si të quhet veçse e fshehtë”.
”Kryeminstri Kurti nuk mund të jetë përgjegjës për një letër me p ndërkombëtar që e ka nënshkruar atëherë Kryeministri Thaci më 2013 dhe e cila marrëveshje asnjëherë nuk ka qenë në duart e deputetëve të Kosovës”.
”Ne nuk pamë ndonjë marrëveshje që do ta eliminonte këtë marrëveshje e cila duket se ka qenë e njëanshme”.