Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se LDK ka ftuar këtë seancë që kryeministri Albin Kurti të raportojë për gjendjen në veri të vendit, por edhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shteti ky sipas tij, u tregua i ashpër ndaj Kurtit dhe sanksionoi Kosovën përmes largimit të Kosovës nga ushtrimi i aleatëve të NATO’s, “Defender 2023”.
“Kryeministri të raportojë për gjendjen në veri dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Gashi.