Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kryeministri po mashtron në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi ky i fundit prezantoi gjashtë kushte për themelimin e kësaj bashkësie komunash.
Ai tha se Kurti po flet komplet kundër asaj çfarë, siç tha ai, u ka thënë shokëve të tij të cilat tha se ia ka çuar “drejt vdekjes”.
Gashi tha se kryeministri në seancën parlamentar “po tregon bipolaritetin emocional dhe psikologjik”.
“Ti zotëri kur e humb argumentin, shkon dhe merresh me çështje personale”, tha Gashi.
“Ajo që po thua këtu është komplet e kundërt prej asaj që ua ke thënë shokëve dhe kolegëve tu kur i ke çu drejt vdekjes”, tha ai.
Mos i harro shokët dhe kolegët që i ke çu drejt vdekjes, se mban përgjegjësi”, shtoi Gashi.