Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti. Gashi i ka thënë Kurtit se nuk mundet të veproje me teke personale. Ai i ka thënë Kurtit se Kosova nuk është tokë pa zot, shkruan Ekonomia Online.
Gashi i është përgjigjur Kurti me shprehjen e tij pas shkarimit të Agim Veliut e cila tashmë është bërë virale: “Nuk mundesh, ose edhe mundesh, po pastaj nuk mundesh se të shkarkojnë”.
“Boll ndalu nuk mund të veprosh kundër, ndoshta ti mundesh, por pastaj, nuk mundesh se po shkarkohesh, qysh kt thënë vet. Nuk është Kosova tokë pa zot ku ti i ushqen ambiciet e tua të sëmura. Individët duhet t’i nënshtrohen vendimmarrjes kolegjiale jo me teke .
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, iu ka përgjigjur në replikat e Arben Gashit.
Kurti ka thënë se është i lumtur që nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe sipas tij ka ndalur tentim puqin.
“Unë nuk e kuptoj se pse keni nevojë të fyeni. Nuk ka nevojë, mbani qëndrimet tuaja. Qeveria për këto 50 ditë ka bërë shumë, ne jemi në rrugën tonë të drejtë dhe po mund t’i shkarkoni qeverinë se nuk i kam 61 deputetë”.
“Jam i lumtur se nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ka pasur tentimpuq, do të dalin transkripto nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Jam i lumtur për këtë. Sa të ketë popull do të ketë rezistim ndaj të këqijave”, u shpreh Kurti.