Gashi: Kusari-Lila i “pështyu”, deputetët e VV-së entuziazmohen – ky është tmerri i demokracisë

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar deklarimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, në lidhje me bisedën me Milan Radojiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë.

Sipas Gashit, Kusari-Lila akuzoi të gjithë. Tutje, në lidhje me bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Gashi tha se është tmerri i demokracisë në Kosovë.

“Ajo çka pamë dje është në vazhën e logjikës të cilën VV-ja e ka ndërtu si logjikë të përbaltjes, duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminel si Milan Radoiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon, para, prapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tana anët, dhe këta entuziazmohen”.

Të ngjashme