Gashi: LVV po ndërhyn vazhdimisht në AKI, situata u tensionua në mbledhjen e Komisionit kur raportoi shefi

Prishtinë | 01 Nën 2024 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është vërsulur me “gjuhë trupore dhe verbale agresive” kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu të mërkurën.

Gashi tha në Frontal në T7 se pasi u largua nga komisioni me vërejtjet se thirrja e mbledhjes u bë në mënyrë jo të rregullt nga deputetja e PDK-së, Zyba u kthye i nevrikosur, ndërsa shefi i AKI-së, Petrit Ajeti po raportonte para deputetëve.

“Erdhi me një gjuhë trupore dhe verbale agresive ndaj kryetares së Komisionit dhe drejtorit të AKI-së duke i thënë se ‘ti do të japësh llogari që po qëndron këtu’. Ky ishte kërcënim e shantazh”, tha Gashi

Ai tha se në mbledhjen e thirrur për “pati një situatë të tensionuar”.

Gashi tha se “ka ndërhyrje të vazhdueshme në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”.

Ai tregoi se Musliu i kërkoi Zybës atë ditë që të largohej nga salla, ndërsa ai refuzonte.

Gashi tha se në mbledhje u kërkua që të ketë një raport lidhur me dyshimet se zyrtarë të AKI-së po përcjellin e përgjojnë gazetarë si dhe për ndikimin e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit në AKI.

Të ngjashme