Gashi mban premtimin, jetëson projektin e “Kullës Muze” të financuar nga MKRS-ja

Has | 12 Pri 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit”, raporton Ekonomia Online.

Vënia e gurthemelit të Kullës Muze, u bë me rastin e 20-vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti.

Ndërtimin e Kullës e kishte premtuar Gashi një vit më parë.

Sot ky projekt filloi të jetësohet me financimin e MKRS-së.

Kjo ndërtesë do të shërbejë për ekspozimin e shumë artefakteve të cilat dëshmojnë vuajtjet, sakrificën, por edhe lavdinë e banorëve të trevës së Hasit në qëndresën për liri e pavarësi.

Në këtë ngjarje u mbajt edhe akademi për 20 vjetorin e qëndresës në këtë lokalitet dhe u dekoruan si heronj të rënët nga ana e Presidentit.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerët kryesor të shtetit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi; Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli; Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj; Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, si dhe shumë personalitete tjera të institucioneve qendrore dhe atyre lokale. 

Të ngjashme