Gashi: Mirënjohës për çdo demokrat në mbarë Prizrenin

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kujtim Gashi ka shprehur mirënjohje për çdo demokrat në mbarë Prizrenin, raporton Ekonomia Online.

Ai i ka ftuar ata që të vazhdojnë me punë, angazhim dhe përkushtim drejt fitores së madhe, sipas tij të PDK-së.

“Në Petrovë, sonte mbyllim ciklin e takimeve me secilën nëndegë. Mirënjohës për çdo demokrat në mbarë Prizrenin. Edhe pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti – vazhdojmë me punë, angazhim dhe përkushtim drejt fitores së madhe!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme