Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka paraqitur dhe arsyetuar para deputetëve të pranishëm në seancën plenare Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.
Gashi tha se ministria ka bërë të gjitha përgatitjet që Ligji për Trashëgimi të harmonizohet, raporton Ekonomia Online.
“Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që edhe Ligji për Trashëgimi të harmonizohet. MKRS-ja përmes këtij projektligji ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse”.
Teuta Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së paraqiti përkrahjen për projektligjin në fjalë, raporton EO.
“Ne kemi disa kërkesa tona për plotësim ndryshim të disa neneve”.
Avdyl Salihu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se do ta përkrahin projektligjin në parim dhe do të kontribuojnë ndërmjet leximit të parë dhe të dytë.
Driton Çaushi në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së tha se do ta mbështesin në parim Projektligjin, derisa paraqiti vërejtjet e njëjta për ulje të dënimeve për kundërvajtje.
Nuk kishte kuorum për votim, as edhe për këtë projektligj.