Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se problemet e kësaj legjislature janë duke vazhduar, duke përmendur mosvotimin e projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Madje pohoi se në këtë legjislaturë është e vështirë që të votohen ligje.
Ai ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj mediave është gabuar dhe e dëmshme për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë.
“Po shkojmë drejt fundit të legjislaturës dhe siç duket probleme e kësaj legjislature po vazhdojnë. Është vështirë që të kalojnë ligje”.
“LDK ka konfirmuar pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë. Vazhdojmë të jemi në një situata të pa aftësie së qeverisje dhe të kemi probleme në përfaqësimin ndërkombëtar”.
“Është një qasje e gabuar dhe e dëmshëm për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë. Mendoj se duhet të mbrohet interesi i Kosovës”.