Organe të brendshme shtazore dyshohet se janë gjetur në Lepenc, në vendin ku sot u kërkua trupi i policit Armend Trena.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi
“Rreth orës 17:30 jemi njoftuar se janë gjetur disa mbetje- organe të brendshme saktësisht mushkri. Kemi njoftuar mjekësinë ligjore dhe sipas mjekut në vendin e ngjarjes dyshohet se janë mbetje shtazore”, tha Gashi.
Ai tregoi se kërkimet për trupin e policit do të vazhdojnë edhe nesër.
“Nesër konfirmohet edhe zyrtarisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në lidhje me këtë rast. Për sonte është duke punuar vetem bageri, kërkimet do të vazhdojnë prapë nesër”, tha Gashi.
KALLXO.com shkroi më herët për shkuarjen në vendin e ngjarjes të ekipit të mjekësisë ligjore.