Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi është duke marr pjesë në punimet e Samitit të Dytë për Diasporën organizuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërië.
Në panelin për Votën e Diasporës si e drejtë politike, Gashi theksoi se “sistemi i tashëm i pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet në Kosovë mund të konsiderohet si i dështuar, andaj ndryshime sa më të shpejta duhet të ndërmirren nga Qeveria e Kosovës”.
Në këtë kontekst Gashi potencoi faktin që si shtet llogarisim që në diasporë kemi diku rreth 700 mijë shtetas të Kosovës po aq sa edhe kemi votues në Kosovë, mirëpo përqindja e pjesëmarrjes së diasporës është pak më shumë se 1 përqind.
“Kjo mund të riparohet duke e përdorë ligjin ekzistues por me ndryshimin e modelit të zgjedhjeve apo me ndryshimet të Ligjit Zgjedhor dhe Kushtetutës në relacion me zgjedhje. Gjatë marsit do të fillojmë konsultat me partitë parlamentare politike në Kosovë dhe më pas edhe debate publike të ngjajshme me ato për ligjin e diasporës ashtu që të ofrojmë përfundimisht partive politike, Qeverisë dhe Kuvendit një platformë të përbashkët se sin ë të ardhmen të organizohet pjesëmarrja e diasporës në jetën politike në Kosovë”, tha Gashi.