Gashi në Samitin e parë Rajonal të SIGA-s: E ndiej se epoka e re e sportit po ndodh

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 15:34 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Samitin e Parë Rajonal të Aleancës Globale për Integritetin në Sport (SIGA) me temën “Integriteti Sportiv – Sfidat, Zgjidhjet dhe Bashkëpunimi Rajonal”.

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, tha se po ndihet mirë që po merr pjesë në këtë samit, i cili po realizohet në Kosovë dhe, sipas tij, kjo po sjellë një epokë të re për vendin tonë, raporton Ekonomia Online.

“KOK dhe Aleanca Globale për Integritet në Sport na bashkëngjitet më së miri sa i përket interesit për një qeverisje në sport dhe vizionit drejt saj. MKRS është e angazhuar të ndërtojë një proces strategjik të qeverisjes së sportit në Kosovë dhe ky proces po ndeshet me sfida dhe angazhimin e ndryshimit, por edhe me një vullnet të madh të institucioneve me partnerë qendrorë, lokalë dhe ndërkombëtarë me rëndësi strategjike për sportin”, tha Gashi.

“Ambicia jonë është që ne të jemi të suksesshëm, të qëndrueshëm dhe në shërbim të brezave të ardhshëm me përgjegjësi për të dhënë shembuj të mirëqeverisjes edhe në vazhdimësi”, tha ai.

“Kam besim që në rrugën që kemi nisur ndiej shumë energji pozitive dhe fakti që ju jeni sot në Kosovë në këtë samit e ndiej se epoka e re e sportit po ndodh dhe ju falënderoj në emër të qeverisë që këtë epokë që po e prekim së bashku ta realizojmë bashkërisht”, shtoi Gashi.

Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, Besim Hasani, tha se po ndihet i lumtur dhe krenar që SIGA ia ka besuar Kosovës organizimin e samitit të parë, raporton EO.

“Mendoj se jemi me kohë dhe në vend të duhur me partnerë të duhur dhe me vullnetin absolut qeveritar që të realizohen gjëra të mira për sportin në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Jam krenar që SIGA ndan vizion për të promovuar një botë më të mirë për qeverisje më të mirë duke iu ofruar shoqërisë qasje në rregulla të lojës”, tha Hasani.

Ai shtoi se sporti është promovimi më i mirë i paqes.

“Shpresojmë se ky samit do të na sjellë ide dhe arenë ku mund të këmbehen informatat dhe praktikat më të mira që fusha e sportit të jetë moment që do ndërtohet në bazë të integritetit në fushën e sportit në nivel global”, tha Hasani.

Kryeshefi ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Macedo de Medeiros, tha se është i lumtur që gjendet në Kosovë në emër të SIGA-s dhe t’ia japë Kosovës mbështetjen e duhur në sport, raporton EO.

“Jemi këtu të shprehim zotimin tonë, jo vetëm për ta futur sportin në epokën e re, por për të mësuar, dëgjuar dhe përvjelur mëngët për të punuar me njëri-tjetrin që t’i adresojmë problemet e dimensioneve rajonale”, tha de Medeiros.

“Ne besojmë që të gjithë këtu dhe të tjerët kuptojnë se sporti ballafaqohet me një moment unik e vendimtar”, tha ai.

Ai tha se është koha dhe përgjegjësia jonë që fjalët t’i transformojmë në vepra dhe sporti të ngritet sa më lartë që i jepet mundësia.

Ai falënderoi presidentin e KOK-ut për besimin dhe mbështetjen e tij që është zotuar dhe ka qëndruar i palëkundur që nga momenti i parë kur tha se Kosovën dëshiron ta shohë në ballë të kësaj beteje dhe sporti i Kosovës të bëj çmos t’i dalë sportit me standardet tjera të fuqishme.

   

Të ngjashme