Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit Basri Çapriqi.
Telegrami i Gashit:
E nderuara familja Çapriqi,
Lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, Basriut, profesorit dhe poetit tonë të njohur, e morëm me pikëllim të madh.
Basriu u nda nga kjo jetë, por vepra që la jeton përgjithmonë. Krijimtaria i tij do të mbetet e paharruar ndër ne.
Me kontributin e tij, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur. Me shkrimet e tij dhe me studimet e tij shkencore, ka bërë që të jetë i vlerësuar jo vetëm në botën universitare por dhe më gjerë.
Ndarja e Basri Çapriqit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për vendin.
Ne e kujtojmë me respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar si profesor universitar dhënë për Letërsinë Shqipe dhe gazetarinë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Basri Çapriqit..
Sinqerisht,
Kujtim Gashi