Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, në zgjdhjet e së dielës ka grumbulluar 49.25 përqind të votave, duke bërë kështu që të shkojë në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i cili ka mbledhur 20.00 përqind.
Gashi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për procesin e rregullt zgjedhor dhe përkrahjen e dhënë.
“Me lejoni të ju falënderoj për një proces të rregullt zgjedhor e demokratik. Falënderoj gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliq, mbështetësit dhe qytetarët e Obiliqit, për mobilizimin dhe përkrahjen e dhënë!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ai ka shtuar se do të jetë bashkë me qytetarët për zhvillimin e Obiliqit.
“Do të jemi #bashkë ashtu siç kemi qenë gjithmonë drejt zhvillimit të qytetit të Obiliqit! Jemi #bashkë dhe jemi të parët për Obiliqin!”, ka vazhduar Gashi.