Gashi: Nuk besoj që dikush jashtë vullnetit të partisë e voton Qeverinë

Prishtinë | 26 Tet 2025 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se nuk beson që ka ndonjë deputet i cili jashtë vullnetit të partisë do ta votonte Qeverinë, raporton Ekonomia Online.

“Nuk besoj që dikush, jashtë vullnetit të partisë, e voton qeverinë. Do të jetë qëndrimi i partisë. Pas seanca, kjo bëhet një çështje delikate pa marrëveshje politike, sidomos pas 8 muajve, është vështirë. Kjo është çështje që duhet të diskutohet, nëse sot dështojnë formimi i qeverisë. Unë kam frikë se vendi do të hyjë në krizë buxhetore nëse nuk arrin të kalohet buxheti për vitin 2025”, tha ai teksa hynte në Kuvedin e Kosovës, aty ku në ora 10:00 pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite ka të vetmen pikë, atë për formimin e Qeverisë.

Të ngjashme