Në Komisionin Hetimor për PTK-në dhe Valën, raportoi edhe Kryetari i Bordit të Arkepit, Kreshnik Gashi, ku tha se Telekomi ka shumë sfida dhe rrezikohet nga operatorët e tjerë virtualë, raporton Ekonomia Online.
“Ne si rregullator të Telekomit përveç heqjes së barrierave që të hyjnë në tregun e komunikimeve elektronike ne kemi pasur kujdes të veçantë për Telekomin e Kosovës. Operatori Telekomi i Kosovës ka shumë sfida dhe rrezikohet edhe nga operatorë të tjerë. Ligjet tona na limitojnë më trajtimin e veçantë të operatorit publik në vendimet tona të drejtpërdrejta.
Gashi tha se Telekomi ka ende probleme me implementimin e kodit +383 e cila po ndikon në të gjithë sektorët e komunikimit.
“Telekomi ka probleme në impelmentimin e kodit +383, një vazhdimësi e tranzicionit të kësaj kompanie po ndikon negativisht në të gjitha sektorët e komunikimit”.
Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu pati pyetje drejtuar drejtorit të ARKEP-it.
“Bordi i arkepit theksohet se është sigurimi i komunikimeve të pandërprerë të qytetarëve, dhe e shpjegoi se 60 përqind të resurseve të Telekomit i shfrytëzon kompania virtuale Z Mobile a qëndron kjo”.
Gashi ndër të tjera u shpreh se ARKEP është dashur t’i gjobitë disa nga operatorët me nga 10 mijë euro në baza mujore për mosimplementimin e kodit +383.
“MBMO dhe Zmobile në Kosovë nuk është i imponuar nga rregullatorit kjo është kërkesë e Telekomit. MBMO dhe Telekomi kanë të nënshkruar një marrëveshje komerciale dhe as ne nuk e kemi një marrëveshje të tillë. Ne si ARKEP nuk e kemi imponu një operatorë virtual. Është e çuditshme nëse pjesë më e madhe e resurseve kalojnë për operatorin virtual por ndarja e këtyre resurseve është në dorën e vetë Telekomit.
Sipas Gashit borxhi i Telekomit të Kosovës ndaj ARKEP-it është 1.8 milionë euro, raporton EO.
“Telekomi i Kosovës i ka borxh ARKEP-it, 1.8 milion euro. Telekomi i Kosovës duhet ta ketë një kontratë të mirëmbajtjes për shërbimet që i ka në dispozicion”, tha ai.