Hip hop ylli shqiptar, Gashi, duket se ka vendosur që vitin 2019 ta bëjë vitin e tij në tregun muzikor amerikan.
Reperi shqiptar i cili ka famë të konsiderueshme në SHBA, ka gati projektin e parë për vitin 2019.
Në rrjetin social Instagram ai ka paralajmëruar projektin e ri të tij i cili titullohet “My Year”.
Ky projekt është bashkëpunim me reperin G-Eazy, një këngë që do të lansohet shumë shpejt.
Vitin e kaluar Gashi ishte prezent në vendin tonë ku mbajti edhe një koncert.
Ai performoi në Sunny Hill Festival para mijëra adhuruesve në Prishtinë duke krijuar atmosferë të zjarrtë.
https://www.instagram.com/p/BqZwbBql54m/