Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi tha se kanë pasur bashkëpunim dhe komunikim me UNESCO-n, sa i përket përpjekjeve që të vërtetohet se lahuta është instrument shqiptar, raporton Ekonomia Online.
Gashi në senacnë e Kuvendit, kur u pyet deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, sqaroi se kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të komunikojnë me këtë institucion, por që edhe nga atje nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.
“Sa i përket çështjes së lahutës MKRS vazhdimisht është përpjekë të kompletojë inventarin, në theks të veçantë të asaj jo materiale dhe dokumente. Kam mbështet punimin për eposin e kreshnikëve në komisionin e Qeverisë”.
“Filmi dokumentar është në dy variante. Në kuadër të filmit të eposit dhe folklorit është lahuta që shoqëron këngët e kënduara”.
“Në këto rrethana kemi pasë mundësi të vogla të veprojmë. Ndoshta Shqipëria ka pasë mundësi më të mëdha të veproj, sepse Kosova nuk është pjesë e UNESCO, nuk pranohet asnjë shkresë e jona”.
“Ne kemi pasë një komunikim me ministrinë atje, por reagimet kanë qenë të zbehta”.