Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, vlerëson se plani i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania ka brenda pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje.Gashi, në Rubikon në Klan Kosova, listoi edhe katër pika brenda këtij plani që sipas tij janë problematike.
“Brenda këtij plani ka pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje që është diskutuar ndonjëherë në Kosovë, neni 7 është shumë problematik dhe kjo marrëveshje në përgjithësi sipas meje i ka katër probleme”.
“Problemi i parë që nuk e ka njohjen dhe nuk e ka marrëveshjen finale, problemi i dytë është se komunat me shumicë serbe në Kosovë do të kenë një formë të veçantë të vetëmenaxhimit – Kurti duhet të sqarojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi, problemi i tretë një kanal special për serbët e Kosovës në komunikim me Qeverinë e Kosovës, çfarë nënkupton kjo president apo ambasador?”, tha Gashi.