Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, përmes një publikimi në Facebook, ka njoftuar për përurimin e Qendrës për fëmijë “Little Miracles” , projekt ky i cili është financuar nga MKRS-ja.
Gashi tutje ka thënë se këto projekte vijnë pas trajnimit të shumë të rinjve kosovarë të cilëve iu mundësuam që procesin nga një ide ta kthejnë në një fillimi të suksesshëm biznesi.
Shkrimi i plotë:
Shumë i lumtur që sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, në Gjakovë përurova Qendrën për fëmijë “Little Miracles” e financuar nga fondet e MKRS-së, projekte këto që kanë për qëllim ndihmën ndaj ndërmarrësve të rinj dhe hapjen e bizneseve të vogla.
Këto projekte vijnë pas trajnimit të shumë të rinjve kosovarë të cilëve iu mundësuam që procesin nga një ide ta kthejnë në një fillimi të suksesshëm biznesi. Projektet janë të fokusuara ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve. #FondiRinor po jetësohet suksesshëm! #MKRS #FondiRinor KG