Gashi priti në takim njohës Këshillin drejtues të AKKV “Shota”

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 14:48 | Nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim njohës Këshillin Drejtues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të kryesuar nga Hysni Klinaku.

Në këtë takim u diskutua rreth punës, përgjegjësive dhe bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Ansamblit “Shota”.

Ministri Kujtim Gashi vlerësoi punën e deritanishme të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” në promovimin e kulturës përmes këngëve dhe valleve shqipe.

Ministri Gashi u ofroi përkrahjen e plotë Këshillit dhe në të njëjtën kohë iu kërkoi të jenë aktiv edhe më tutje duke i siguruar që do të jenë të lirë të punojnë dhe të vendosin me profesionalizëm.

Në anën tjetër, Këshilli Drejtues i “Shotës” falënderoi ministrin Kujtim Gashi për pritjen. Ata u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar edhe më tutje me qëllim të realizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike për promovimin e kulturës shqipe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme