Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim zëvendës përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.
Në këtë takim njoftues u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovës, ku ministri u njoftua për projektet e përbashkëta, si dhe për mundësitë dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy institucioneve.
Me këtë rast Gashi, falënderoi Roccasalvo për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë UNDP për MPB-në dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte të përbashkëta.
Ndërsa Alessandra Roccasalvo e njoftoi ministrin për të arriturat dhe planet e projektit të Kosovës për Siguri (KSSP) të UNDP-së, i cili tashmë që 10 vite mbështet Ministrinë e Punëve të Brendshme në shumë fusha, si dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.