Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Rexhep Selimi, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, i cili ka thënë se ai po e bën avokatin për Asociacionin e Komunave Serbe.
Gashi ka thënë se ai nuk e mbron Asociacionin e Komunave Serbe dhe idenë e këmbimit të territoreve.
“Rexhep ose nuk me ke kuptuar çka kam thënë unë. Unë thash se Asociacioni Komunave Serbe dhe ideja e shkëmbimit të territoreve janë dy rreziqet e mëdha që e rrezikojnë Kosovën”.
“Nuk po e mbroj Asociacionin. Unë vazhdoj ta kem shqetësimin për Asociacionin e Komunave Serbe, asociacioni qëndron akoma si problem i rrezikshëm për Kosovën, është temë e hapur nuk është e mbyllur”.
“Pra unë vazhdojë të jem i shqetësuar me mundësinë e formimit të këtij asociacioni dhe më shumë i shqetësuar për kompetencat që do t’i ketë. Po ashtu vazhdojë të jem i shqetësuar me idenë shkëmbimit të territoreve si ide politike”, ka thënë Gashi.