Gashi: Sistemi i drejtësisë më keq se kur Kosova ishte krahinë

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 16:43 | Nga

Tomë Gashi, avokat i njohur në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar paralajmërimin për “integrimin” e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në sistemin e drejtësisë Kosovës.

Sipas Gashit, sistemi i drejtësisë në Kosovë është në duar të Serbisë. “Nuk ka askund në botë, që me një shtet tjetër deri dje në luftë e sot shtet armiqësisht i disponuar siç është Serbia të lidhen marrëveshje në dëm të sovranitetin juridik-gjyqësor, i cili sovranitet e bën shtetin sovran në territorin e vet. Në këtë sferë si shtet jemi më keq se kur Kosova ka qenë krahinë autonome, sepse me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, askush nuk e ka pyetur Serbinë se kush emërohet Prokurorë e Gjyqtarë në Kosovë”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

SISTEMI I DREJTËSISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NË DUAR TË SERBISË

Pas bojkotimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve serb, të cilët më 17.tetor 2017 nuk u paraqiten fare tek Presidenti i Kosovës për dekretim, atyre u është dhënë rasti që këtë ta bëjnë nesër më 24. tetor.

A do të betohen Gjyqtarët dhe Prokurorët serbë para Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçit, kjo varet krejtësisht nga instruksionet dhe këshillat e obligueshme që ata i kanë marrur nga Presidenti i Serbisë.

Se a do të betohen apo jo Gjyqtarët dhe Prokurorët serb, kjo nuk ka ndonjë vlerë të madhe, ngase edhe po të betohen nesër, askush nuk do të besoj se ata me të vërtetë e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Serbët si minoritet në Kosovë këtë nuk e bëjnë kurrë me zemër e as me mendje, por këtë mund ta bëjnë vetëm formalisht si të dirixhuar nga pushteti i Serbisë për t’i kryer punët e Serbisë në Kosovë.

Dekretimi eventual i Prokurorëve dhe i Gjyqtarëve serb në sistemin jurdik të Kosovës edhe mund të bëhet si kërkesë e Serbisë, por Prokurorët dhe Gjyqtarët serb kurrë nuk do të gjykojnë në emër të shtetit të Kosovës, ata mund ti vjelin të mirat materiale nga Kosova, sepse serbet nuk janë si ne shqiptarët që u krijojm favore vetëm për shkak të përkatësisë së tyre nacionale.

Po të ishte Kosova shtet normal, dhe të ushtronte sovranitetin faktik dhe jurdik në gjithë teritorin e saj nuk do të bëheshin marrëveshje me Serbinë për Prokurorë dhe Gjyqtarë të Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është aspak normale dhe askund në botë nuk ka pasur kësi përkulje para ish okuptarit, siç po e bëjmë ne.

Nuk ka askund në botë, që me një shtet tjetër deri dje në luftë e sot shtet armiqësisht i disponuar siç është serbia të lidhen marrëveshje në dëmë të sovranitetin jurdik-gjyqësor, i cili sovranitet e bënë shtetin sovran në teritorin e vetë.

Në këtë sferë si shtet jemi më keq se kur Kosova ka qenë krahinë autonome, sepse me Kushtetuten e Kosovës të vitit 1974, askush nuk e ka pyetur Serbinë se kush emërohet Prokurorë e Gjyqtarë në Kosovë.

Se nuk ka sovranitet juridik dhe gjyqësor në tërë teritorin e Kosovës, sovranitet të bredshmëm dhe të jashtëm në Kosovës, kjo dihet. Sovranitetin e brendshëm gjyqësor është duke e shkatërruar Serbia me marrveshjen e shkurtit 2015, të cilët e nënshkruan pushtetarët e Kosovë, ndërsa sovranitetin juridik e deleguam edhe jashtë Kosove me formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme