Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar Komunën e Istogut dhe kryetarin e kësaj komune, Haki Rugova, raporton EO.
Paraprakisht Gashi, ka vizituar Palestrën Sportive në Istog, ku ka takuar hendbollistët e Istogut.
Ai tha se vizita e tij në Istog është për të u zotuar se kjo palestër sportive do të përfundoj në 6 mujorin e parë të këtij viti i cili ka qenë projekt i stërzgjatur.
Kreu i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zotua që në qershor të këtij viti palestra do të jetë e gatshme për të u vë në funksion.