Gashi takon Atashenë e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, priti në takim Atashenë e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe dhe këshilltaren e programit për Sherbimin Korrektues, Pamela Wallace, me të cilat diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Gashi, e njoftoi Atashejen, Riffe, për punën, sfidat dhe të arriturat e SHKK-së, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.

Gjatë takimit, znj. Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, sidomos në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit, veçanërisht stafit të Njësisë së Inteligjencës.

ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi i cili është i vetqëndrueshëm, i sigurtë dhe i pavarur. 

Të ngjashme