Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka nisur numërimi mbrapa, për fundin e qeverisjes Kurti.
Gashi ka thënë se maksimumi i mundshëm që Albin Kurti mund të jetë në pushtet, është deri tash një vit.
“Jemi në fazë delikate në të cilën po kalon vendi. Kemi hyrë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Maksimumi i mundshëm deri kur mund të jetë në pushtet z. Kurti është tash një vit. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, pra po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisjeje”, tha Gashi.