Avokati Tomë Gashi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi do të bënte shkelje kushtetuese nëse do t’i jepte mandatin partisë së dytë që të formojë qeverinë.
Ai tha se në këtë situatë duhet që qeveria në detyrë të vazhdojë derisa të shpallen zgjedhjet e reja pas t’i jepet fund pandemisë, njofton Klan Kosova.
“Nëse presidenti dëshiron ta respketojë Kushtetutën, nenin 82 atëherë ai nuk ka gjasa të tjera përveç që të shpallë zgjedhjet pasi të kryeht situata me koronacvirusin. Është situatë emergjente dhe krejt bota ka probleme. Kemi pasë situate të njëjta në dy raste”.
“Qerveria e re mund të bëhet nëse presidenti vendos ashtu duke mos e respektuar këtë nen të Kushtetutës. Ajo është shkelje e aktit ligjor dhe shkelja më e lartë e Kushtetutës. Kurti i ka treguar ende pa i bërë këto gabime. Nuk ka çka të bëhet në këtë rast përveç se të dërgohet në Kushtetuese”.
“Presidenti mund ta shkelë Kushtetutën me dy këmbë dhe nuk ke çka bën, përveçse me e dërguar në Gjykatë. Dikush që është normal e lë qeverinë të veprojë në këtë situatë. Jo me lënë si mëshirë, por sepse ligjet dhe Kushtetuta e obligon presidentin”.
Gashi në Info Magazine ka komentuar edhe veprimin e kryeparlamentares që ia ndali mikrofonin deputetit nga partia e saj, Driton Selmanajt, duke thënë se ishte një vepër e qëlluar.
“Bash mirë ja ka bërë. Tepër mirë. Një deputet që s’e respekton tërheqjen e vërejtjes se kryeparlamentares atëherë është dashur të veprohet në këtë mënyrë.
Gashi gjithashtu ka thënë se nuk është e nevojshme që të shpallej Gjendja e Jashtëzakonshme pasi që janë rreth 8 mijë policë për të mbajtur rendin.
“S’është e nvojshme që FSK të dalë në rrugë sepse s’jemi në situatë të luftës. Kemi armik një pandemi gjithëbotërore, FSK nuk mund të luftojë me virusë të tillë. Ne nuk mund të shpallim Gjendje të Jashtësakonshme pa miratim të KFOR-it. Ne do ta kishim FSK-në te Ura e Ibrit dhe do të ketë mund tensione”