Ministri në detyrë i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka vizituar punimet në Kullën e Azem Galicës, investim ky nga Ministria e Kulturës.
Gashi në një shkrim në Facebook ka shkruar se, do të jetë përkushtim për të ruajtja e monumenteve të rëndësishme historike të Republikës së Kosovës.
“Sot vizitova punimet që po bëhen në Kullën e Azem Galicës, pas ndërhyrjeve në renovimin e saj nga Ministria e Kulturës.
Ruajtja e monumenteve të rëndësishme historike të Republikës së Kosovës, do të mbetet përkushtimi i imi edhe në të ardhmen.
Kulla e Azem Galicës, e ndërtuar në fund të shek. XIX, ishte djegur tri herë. Ajo ishte kullë fortesë dhe qëndrimi i përhershëm i komandantit në të, i dha popullit zemër dhe trimëri të shumëfishtë, me ç’rast u ngrit morali luftarak”.