Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka vizituar Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), ku në takimin me drejtorin e QKK-së, Arben Zharku, shprehu përkushtimin e Ministrisë në mbështetjen edhe më të madhe ndaj kinematografisë vendore, transmeton Ekonomia Online.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të kinematografisë, hartimin e ligjit të ri të kinematografisë bashk edhe me lehtësirat financiare.
Sipas një njoftimi nga MKRS, Gashi uroi për sukseset ndërkombëtare që po i sjell filmi Kosovës dhe u zotua që rritja buxhetore ndaj Qendra Kinematografike këtë vit të jetë 1 milion euro, buxhet i cili pritet të ketë rritje edhe më shumë në vitet në vijim.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i bëjë Kosova që sa më parë të bëhet pjesë e programit Media pas anëtarësimit në Evropën Kreative.