Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë kaluar lehtë përplasjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Polemika të ashpra për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot, ku deputetë të partisë së Albin Kurtit kanë kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.
Sipas deputetit të LVV-së, Gazmend Gjyshinca zëvendëskryeministri duhet të shkojë në shtëpi, pasi deklaratave se ai nuk lodhet për të diskutuar për fatin e të pagjeturve.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se tema e të pagjeturve është e ndejshme dhe nuk duhet të politizohet.
“Është një temë shumë delikate e ndjeshme. Është e padrejtë të shfrytëzohet politikisht dhe të ndërtohet një kauzë politike. Siç e kam thënë edhe dje, po e them edhe sot është e ndershme të shfrytëzohet këtë mënyrë, duke pasur Mimoza Kusari-Lilën në bankën e parë si propozuesi që t’i ngritët shtatore kriminelit të luftës Fadil Hoxha, i cili ka zhdukur 7000 mijë veta brenda tri dite. Kemi gabuar që e kemi pas. Është e pandershme të trajtohet kjo punë nga këndvështrimi personal duke ditur që grupi parlamentar të LDK-së kemi persona që kanë familjarë të vrarë dhe masakruar. Kemi rastin e Shaban Manajn, babin e Shkëmb Manaj që është djegur pas luftës dhe kemi parë në media ku janë dyshimet. Prandaj iu kërkoj që këto raste mos të personalizohen dhe mos të bëhen tema të debateve përditshme politike se janë tema të rënda”, tha ai.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, deklaratën e Selmanjt e cilësoi si të nxjerr jashtë kontekstit.
“Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit nuk e kam parë debatin, me aq sa lexova mu dok me nxjerr prej kontestit”, u shpreh ai.