Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka paralajmëruar protestë për ditën e nesërme si pasojë e pakënaqësive për sektorët e hotelierisë dhe gastronomisë.
Hysen Sogojeva , Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës e ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta do të mbahet nesër në ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës.
“Pasi që pas shumë përpjekjeve që me dialog e me takime të gjejmë zgjedhje të pranueshme (gjë që nuk është arritur), zëri i antarësisë sonë na obligon që të bëjmë aktivitete duke shprehur pakënaqësinë tonë për situatën e krijuar”, thuhet në njofrimin e OHT-së.
“Biznese e punëtorë, të bashkuar si asnjëherë më parë i thanë BOLL MA’ izolimit të padrejtë!”