Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi ka bërë të ditur se sot është takuar me të arin e Prishtinës Përparim Rama, shkruan Ekonomia Online.
Kllokoqi tha se kanë diskutuar për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.
Postimi i plotë i tij:
Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime.
Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.
Kryetari poashtu shprehu gadishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizen e pandemisë.
Faleminderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparu vendi jonë me juve!