Zyrtari për medie nga Partia Socialdemokrate, Shkodran Hoti përmes një postimi në Facebook ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nga 110 kandidatë, 20 prej tyre kanë shëtitur në partitë e tjera.
“Ia hodha një sy listave të partive për deputetë, duke i analizuar pak më detajisht. Ajo që më la përshtypje është se VV që në publik trumbetohet si subjekt i figurave të reja, nga 110 kandidatë, 20 prej tyre veç kanë shëtitur më herët nëpër parti tjera”.
Postimi i plotë:
Ia hodha një sy listave të partive për deputetë, duke i analizuar pak më detajisht. Ajo që më la përshtypje është se VV që në publik trumbetohet si subjekt i figurave të reja, nga 110 kandidatë, 20 prej tyre veç kanë shëtitur më herët nëpër parti tjera.
Pra, po flasim për rreth 20% të listës. Më poshtë është lista e tyre, dhe natyrisht që disa nga ta i njoh personalisht dhe ruaj respekt për ta, por le ta dimë ku jemi.
Glauk Konjufca – AAK
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku – ORA, AAK
Rexhep Selimi – AAK
Taulant Kryeziu – PDK
Jahja Koka – AKR
Ismajl Kurteshi – PDK
Valon Ramdani – NISMA
Hydajet Hyseni – PDK
Gani Krasniqi – PDK
Shpejtim Bulliqi – LDK
Sabri Kiçmari – PDK
Ali Lajqi – LDK, AAK
Labinote Demi-Murtezi – PD
Driton Tali – AKR
Enkelejda Arifi – PDK
Emrush Xhemajli – PSK
Emin Gerbeshi – AKR
Fidan Ademi – LDK
Fatmir Humolli – AAK
Avni Tafili – PD