I dyshuari për vrasjen për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së mbrëmjen e së mërkurës, ndodhet ende në arrati.
Policia gjatë ditës së djeshme e ka shpallur në kërkim të njëjtin duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta kapur.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjatë ditës së djeshme ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të Sokol Halilit.
Sveçla ka thënë se arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti.
Të njëjtit siç u raportua dje, i është gjetur vetura në sheshin “Ahmet Shtimja”. Policia tha se i dyshuari është kërkuar në disa lokacione, por ende nuk kanë arritur ta kapin.
Sokol Halili ishte dënuar vetëm me gjobë për armëmbajtje pa leje, dhe ishte nën aktakuzë për kanosje ndaj 35-vjeçares.
Viktima e kishte denoncuar të njëjtin për dhunë në familje në muajin korrik, por Prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt.
Shkarkime e dorëheqje të mekanizmave përkatës kanë kërkuar Ministrja e Drejtësisë, por edhe kryeministri Albin Kurti.