Gati 50% më pak fluturime gjatë viti 2020 shkaku i pandemisë

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 15:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë është takuar me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit (AShNA), raporton Ekonomia Online

Drejtori i AShNA Ajror Bahri Nuredini tha se gjatë vitit 2020 kanë realizuar vetë 46% të buxhetit. Madje ai tha trafiku ajror ka pësuar rënie për 49%.

“Sfidat e vitit të kaluar është një prej viteve më të vështira në fushën e Aviacionit Civil pasi që trafiku ka pasur rënie në 49%”.

“AShNA vitin e kaluar ka pasur rritje për 20% të shërbimit ushtarak të KFOR-it. Bazuar në ligjin e buxhetit i ka 180 punëtorë. Kemi realizuar vetëm 46% të planifikimit të buxhetit gjatë vitit të kaluar”.

Por, kryesuesja e Komisionit Fitore Pacolli tha se sipas informacioneve AShNA-ja nuk kanë qenë e përgatitur ndaj disa aktiviteteve të NATO-s.

“Ne kemi informacion që përkundër dëshirës së aktivitetit të NATO-s, na kanë thënë që AShNA-ja nuk ka qenë e përgatitur”.

Deputeti i PDK-së Fadil Nura, tha se ka përziej të kompetencave me Autoritetit e Aviacionit Civil.

“Ekziston paqartësi ligjore sepse ka përzieje kompetencash dhe më intereson se Autoritet vendimmarrës është ACC, ndërsa AShNA e këshillon”.

“Ajo çka shihet drejtori i AShNA-s kompetenca ndërsa angazhimi jonë është me ju pa se ju keni telashe dhe ka nevojë për një reformë në këto fusha dhe qartësim mes agjencioneve ku operojnë”.

Të ngjashme