Gati në të gjithë Gjermaninë kërkohet mbajtja e maskave

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Gati 83 milionë qytetarëve të Gjermanisë tash po u kërkohet që të mbajnë maska në fytyrat e tyre gjatë daljeve në publik.

Kështu është njoftuar në uebfaqen federale. Gjermania është shtet i decentralizuar dhe secili shtet ka rregullat e veta, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Maskën duhet patjetër ta kenë:

Berlini si kryeqytet është vendi më i frekuentuar dhe veshja e maskave kërkohet gjatë përdorimit të transportit publik.

Në të gjitha shtetet tjetra qytetarëve u kërkohet që mbi hundë dhe gojë në kenë maskën në dyqane, sikurse edhe gjatë vizitave mjekësore.

Kancelarja Angela Merkel ka rekomanduar qytetarët që të përdorin maskat në publik pas lehtësimit të disa masave të vëna për ta luftuar Coronavirusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme