“Gati për aksion”- Çfarë po paralajmëron deputeti i LDK-së?

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pak minuta më parë ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social facebook së bashku me disa nga kolegët e tij të partisë.

“Gati për aksion GPLDK” ka shkruar Gashi në mbishkrimin e fotografisë por pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë se me pezullimin e dekretit të Presidentit Thaçi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatimin si Kryeministër të Avdullah Hotit, nga kjo parti janë shprehur se do të respektojnë vendimet e saj dhe do të presin se çfarë do të vendosë kjo Gjykatë me 29 Maj.

https://www.facebook.com/ArbenGashiLDK/posts/3025314174181322

Të ngjashme