Gattuso afër vazhdimit të kontratës me Napolin

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso është afër ta nënshkruajë kontratën e re me Napolin, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas kësaj gazete, Gattuso pritet ta firmosë kontratën e re para fundit të këtij viti.

Kontrata e Gattusos me Napolin skadon në fund të stinorit. Ai pritet ta vazhdojë kontratën për dy vjet dhe do të ketë pagë vjetore prej 1.9 milionë euro.

Gattuso gjendet në krye të Napolit që nga dhjetori i vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme