Gennaro Gattuso ka pranuar se Leonardo Bonucci do ta sqarojë së shpejti të ardhmen e tij në Milan.
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar lajmin se Leonardo Bonucci mund të largohet nga klubi.
Qendërmbrojtësi spekulohet me rikthim në Juventus.
Dhe, Gattuso ka pranuar se mbrojtësi do ta sqarojë së shpejti të ardhmen e tij.
“Kam biseduar me Leon dhe derisa është në zhveshtoren time dua gjithmonë ta shoh Bonuccin që e kam parë deri më sot”, u shpreh Gattuso, përcjell lajmi.net.
“Për të ardhmen e tij duhet të bisedojë me klubin. Mendoj se kur një futbollist shfaq një dëshirë, është e drejtë të konsiderohet seriozisht”, theksoi ai.