Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka thënë me shaka se skuadra e tij mund ta ndalë Lionel Messin vetëm në ëndrra apo në PlayStation, në prag të takimit kthyes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Napoli e përfundoi sezonin 2019/20 në Serie A me një fitore 3:1 kundër Lazios të shtunën, falë golave nga Fabian Ruiz, Lorenzo Insigne dhe Matteo Politano, transmeton Gazeta Express.
Vëmendja e Napolit tani është plotësisht në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër gjigantit të La Ligës, Barcelonës, e cila do të zhvillohet më 8 gusht në Camp Nou.
Ndeshja e parë në Napoli përfundoi pa fitues 1:1 në muajin shkurt.
I pyetur për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Messin, Gattuso tha: “Messin mund ta markoj vetëm në ëndrrat e mia”.
“Apo nëse e qes ndeshjen Napoli vs Barcelona në PlayStation e tim bir, duke u përpjekur ta kap atje kur luaja për Milanin me 10 apo 15 kilogramë më pak se sot”, shtoi ai.