Pas negociatave të gjata, Gavi raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Barcelonën.
Gavi po vazhdon edhe këtë sezon të jetë ndër futbollistët kryesorë dhe katalunasit duan që ta “blindojnë” atë, transmeton Gazeta Express.
Gjatë afatit kalimtar të verës u spekulua mjaft shumë për të ardhmen e lojtarit, pasi ai ende nuk ka nënshkruar kontratën e re.
Megjithatë, sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Gavi tashmë është i gatshëm për të vazhduar kontratën me Barcelonën.
Sipas tij, bisedimet po kalojnë në fazat finale dhe Barça nuk është e shqetësuar për raportimet që e lidhin spanjollin me klubet tjera.
Kontrata aktuale e 18-vjeçarit skadon më 30 qershor 2023.