“Gavin & Stacey” kthehen me specialen për Krishtlindje

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

James Corden dhe Ruth Jones në ekranet e tyre të vogla po kthehen në komedinë e tyre klasike britanike “Gavin & Stacey” në specialen e sivjetme të Krishtlindjeve.

Seria “Gavin & Stacey” e ndihmoi udhëheqësin e Late Late Show që të bëhet i njohur me shkrimet dhe aktrimin e tij.

Ekipi i plotë i aktorëve, ku rolet kryesore i luajnë Mathew Horne dhe Joanna Page dhe rolet mbështetëse Rob Brydon, Larry Lamb, Melanie Walters dhe Alison Steadman, do të duhej të kthehet në specialen e Krishtlindjeve, shkruan KOHA Ditore.

Seria u shfaq fillimisht në vitin 2007 dhe 2008, me dy sezonet e para para Krishtlindjeve 2008, dhe më pas e patën edhe një sezon.

Seria bën fjalë për Gavinin (Mathew Horne), një djalë të zakonshëm nga Essexi në Angli, dhe Stacey (Joanna Page), një vajzë e zakonshme nga Barry në Wales, të cilët çdo ditë në telefonin punës flasin para se të takohen, bien në dashuri dhe martohen. Seria e hulumton historinë e thjeshtë të dashurisë së këtyre dy të rinjve dhe pjesëve të ndryshme të Britanisë, dhe ndikimin që lidhja e tyre e ka në miqtë dhe familjen e tyre.

Image

Jones dhe Corden në një deklaratë të përbashkët për media thanë: “Në dhjetë vitet e fundit kemi biseduar shumë për Gavin dhe Stacey, ku mund të jenë sot dhe si mund të duket jeta e tyre. Kështu, në fshehtësi, kemi vendosur ta shkruajmë këtë speciale njëorëshe. Ishte fantastike të kthehemi në Barry dhe Essex dhe përsëri t’i bashkojmë të gjithë personazhet. Jemi të ngazëllyer që e kemi mundësinë që edhe një herë të punojmë me këtë ekip të mrekullueshëm të aktorëve dhe produksionit dhe që adhuruesve të serialit këtë vit t’ua bëjmë një dhuratë fantastike të Krishtlindjeve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme