Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri thotë se në të gjitha vendet e rajonit dhe botës, ku janë liruar masat, janë shtuar numri i të infektuarve me koronavirus.
“Nuk po mendojmë t’i kthejmë masat prapë, sepse po dëmtohet ekonomia shumë”, ka thënë ajo.
“Në kohën e qeverisë Kurti kanë qenë masa strikt, qeveria Kurti i ka largu masat dhe natyrisht se e kemi pa që me largimin e masave kemi infeksione më shumë. Të gjitha shtetet e rajonit kanë numër më të lartë të të infektuarve, Kosova qëndron poashtu mjaft keq, kapacitetet tona shëndetësore nuk kanë qenë mirë edhe para se me ndodhë kjo. Mirëpo të mos harrojmë se asnjë shtet nuk ka qenë i përgatitur për pandeminë. Ka shtete që kanë përgatitë spitale montazhë e që edhe në Kosovë është duke u mendu në këtë drejtim”, ka thënë ajo.
“Shteti qyshdo që kish qenë shumë shumë më mirë se që është duke u menaxhuar, nuk mund të themi se është mirë. Natyrisht se mund të punohet edhe më shumë, mirëpo në të gjitha shtetet ka shtim të rasteve pas lirimit të masave. Nëse qeveria jonë nuk është e gatshme me ofru ndihmë për pacientët që po kërkojnë ndihmë atëherë është tjetër cka. Mirëpo po e shohim që duhet të jemi sa më të përgjegjshëm”, ka thënë ajo në Dukagjin.